Kanë 32 vjet që këto njerëz e nuk un lodhën! Deri tani e kemi cilësuar tranzicion politik në Shqipëri, por më duket se çështja qenka më shumë se kaq! Më duket se kemi një tranzicion të mendimit sesi e konceptojnë dhe e mendojnë politikën disa shqiptarë! Pa çliruar mendimin nuk mund të mundimin tranzicionin!
E pastaj akuzojmë apo aludojmë amerikanët se po ndërhyjnë në çështjet e brendshme! E kuptoni sa e vështirë është t'i largojnë këta se vetë aq që e kanë menduar të largohen ndonjëherë! E ashtuquajtur demokraci hibride që është kjo e jona me sistemin që kanë ndërtuar këta në këto vite ju garanton përjetësi, sepse zgjedhjet janë periodike, por sipas rregullave të vendosur prej tyre. Me votën që këta monitorojnë vetë e me sferën e influencës që këta kanë duke mos pasur asnjë limit mandati as personal e as institucional ata fitojnë sa herë të ketë zgjedhje si brenda në partitë që i kanë prona private ashtu edhe në çështjes mandatesh në Kuvend!
Nuk ka qytetarët të lirë që t'i mund këta me rregullat e tyre të lojës! Edhe në Republikën e i Italiane kishte zgjedhje, por për thuajse 40 vjet e dominuan të njëjtat forca politike me të njëjtët personazhe politike derisa plasi tangentopoli dhe sistemi ra për nga brenda si i kalbur, uzurpues dhe i padrejtë! Republika i Italiane ra për shkak të drejtësisë dhe jo me votë apo me zgjedhjet! Shqipëria sot është ashtu siç ishte Italia në fillim të viteve '90! Në atë kohë ish Kryeministri i largua në ekzil për t'u mos kthyer kurrë më! Sot, një zëvendës Kryeministër e kemi në ekzil, disa të tjerë të akuzuar, të tjerë të dënuar e po ashtu edhe ish.
Shqipëria është përballë ndryshimeve të mëdha që nuk po ndodhin për shkak të forcës popullore apo për emancipimin politik të qytetarëve, por për shkak të zullumeve e kalbjes që ka pasur në këtë tranzicion të gjatë vetë sistemi! Qytetarët do të reflektojnë si pasojë e aksionit të drejtësisë e jo për shkak të pjekurisë së tyre demokratike!
Kultura e dorëheqjes nuk ekziston, zgjedhjet nuk e bëjnë demokracinë, qytetarët nuk kanë forca t'i largojnë, atëherë shpresa e vetme është drejtësia duke mos parë askënd në sytë e duke aplikuar ndëshkueshmërinë edhe në nivelet më të larta të pushtetit! Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar apo për tu traumatizuar, sepse kjo që po ndodh sot në Shqipëri ka ndodhur në Itali 30 vite më parë! Kur ne luftuam për të mundur Diktaturën, italianët luftonin për të mundur sistemin e korruptuar politik! Sot, pas 30 vitesh tranzicion edhe Shqipëria është në luftë me sistemin e korruptuar e te tejzgjatur të tranzicionit!