AK: Topalli jo në garën për President
jeton më shumë në ajër se në tokë

18 Prill 2012, 11:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Jozefina Topalli e ka përjashtuar veten nga gara për Presidente, pasi në dy vitet e fundit ka jetuar më shumë në ajër se në tokë dhe sipas Kushtetuës kandidati për këtë post në 10 vitet e fundit duhet të ketë jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë Aleanca Kuqezi ka ironizuar vizitat e shpeshta të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli jashtë vendit. Në një reagim për vizitën e saj në Japoni, Aleanca Kuq e Zi, thekson se Topalli ka jetuar më shumë jashtë vendit sesa në Shqipëri.

Sipas AK, Topalli mbivendos kompetencat, duke i huazuar për vete edhe ato të ministrit të Jashtëm, apo dhe të Integrimit. “Topalli është kudo dhe mbi këdo”-theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Më tej në këtë reagim nënvizohet se Toaplli ka 16 vjet në karrige, dhe ruhet me dhjetëra polic. Sipas Aleancës Kuq e Zi, kufizimi i mandateve, është kusht për rifreskimin e klasës politike.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?