Imzot Georgo Frendo, arqipeshkivi metropolitanë në Tiranë është nderuar me çmim ndërkombëtar nga Akademia Bonifaciana. Çmimi iu dorëzua në kishën Katolike në Tiranë me motivacionin për angazhimin kulturor edhe social.
President i Fondacionit “Papa Klementi XI-Shqipëri”, Zef Bushati, i cili është edhe propozuesi i këtij çmimi gjatë ceremonisë u shpreh se
Imzot Gerogo Frendo, një intelektual i formuar, i lartë, që ka një cv shumë të pasur. Mendoj se për ne besimtarët e kishës universale katolike. Imzot Frendos i pëlqen që të jetë baritor i mirë, qëndron përherë pranë njerëzve edhe besimtarëve. Këto ja rrisin edhe më shumë vlerat këtij njeriu.
Zef Bushati, President i Fondacionit “Papa Klementi XI-Shqipëri”
Përfaqësues i Akademisë Bonifaciane Sante De Angelis, gjatë dorëzimit të çmimit theksoi kontributin e Frendos në drejtësi.
Rektori president në meritë të virtyteve edhe të fuqisë së tij, duke para artikujt përkatës të Akademisë Bonifaciane, nderohet që të jap një dekret të 2018, shkëlqesisë së tij Georgo Antonio Frendo, arqipeshkiv i Tiranës, çmim ndërkombëtar për kontributin në kulturë dhe paqe. Për angazhimin e tij kulturor edhe social, për realizimin e idealeve.
Sante De Angelis, përfaqësues i Akademisë
Unë nuk ndihem kurrë rehat kur jam në qendër të vëmendjes. Unë vlerësoj shumë këtë çmim për shumë arsye. Së pari se jam thjesht një shërbëtor në kishën e Krishtit, por e konsideroj një nder për dioqezën tonë. Prandaj ky çmim na kujton misionin tonë me shoqëri, si ambasador të drejtësisë edhe paqes.
Georgo Anthony Frendo, arqipeshkiv metropolitanë në Tiranë
Për herë të parë me këtë çmim është vlerësuar Papa Gjon Pali II.