Kultura

Akademia e Shkencave zgjedh 6 akademikë të asociuar, kryetari Gjinushi: Kemi nisur fazën e dytë të reformës

9 Korrik 2021, 22:46| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 22:54

  • Share

TIRANË- Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mbajtur sot më 9 korrik 2021 mbledhjen e Asamblesë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi përshëndeti pjesëmarrësit akademikë, anëtarë të komisioneve të përhershme, miq e të ftuar dhe e nisi fjalën e tij me një homazh për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të vyer të Asamblesë, Petraq Petron dhe Artan Boriçin, gjatë këtij viti të vështirë të pandemisë Covid-19.

Gjithashtu, akad. Gjinushi ia dedikoi homazhin kujtimit dhe veprës së akademikëve të ndarë më herët nga jeta nga jeta: Alfred Uçi, Arben Puto, Afërdita Veveçka, Dritëro Agolli, Farudin Hoxha, Gudar Beqiri, Jorgo Bulo, Kristo Frashëri, Kolec Topalli, Kristaq Prifti, Salvator Bushati, Shaban Demiraj e Ylli Popa.

Më tej Kryetari i Akademisë së Shkencave paraqiti një relacion mbi veprimtarinë e institucionit gjatë periudhës janar-qershor 2021.

“Gjatë kësaj periudhe, Kryesia, seksionet, komisionet e njësitë janë angazhuar për realizimin e programit të miratuar nga kjo Asamble dhe për hedhjen e bazave të fazës së dytë të reformës, që lidhet me raportet që do të vendosen midis Akademisë së Shkencave dhe qendrave kërkimore në vend, si të atyre ekzistuese, ashtu edhe atyre të reja.  Faza e dytë është e lidhur me zgjerimin e forcimin e njësive të reja të kërkim-studimit. Për pasojë aktiviteti i tyre përbën edhe një nga detyrat kryesore të kësaj periudhe”, -tha akad. Gjinushi.

Ai përmendi disa nga arritjet konkrete si laboratori i imunologjisë në QSUT për vlerësimin e imunitetit të fituar ndaj Covid-19; sukseset e konferencave ndërkombëtare; rritja e aktivitetit të njësisë së re NanoAlb; ngritja e njësisë së inteligjencës artificiale; themelimi i Institutit të Fizikës, etj.

Akad. Gjinushi tha ndër të tjera se projektet e mëdha të albanologjisë përbëjnë dhe angazhimin kryesor të Akademisë së Shkencave për këtë vit.

Përgatitjet janë bërë edhe për kuvendin e madh të albanologjisë dhe kongresit të nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Akad.Gjinushi përmendi edhe arritjet në fushën e botimeve, ku edhe për këtë vit është parashikuar botimi i rreth 30 veprave dhe të tjera arritje e bashkëpunime në kuadër të reformës.

Në fazën e dytë të mbledhjes së Asamblesë u bë ndarja e diplomave të njësuara për anëtarët e Asamblesë që kaluan në statusin akademik emeritus si më poshtë:

Anesti Kondili

Apollon Baçe

Dhimiter Haxhimihali

Ethem Likaj

Fatos Kongoli

Florian Vila

Gjovalin Shkurtaj

Mark Tirta

Rexhep Meidani

Jani Vangjeli

Më pas kryetari i ASHSH-së, akad. Skënder Gjinushi bëri paraqitjen e kandidatëve të regjistruar për konkurrim për akademik i asociur dhe u kalua në votimin e kandidaturave, nga të cilat fituan:

 Prof. dr. Besnik Baraj, akademik i asociuar në shkencat e kimisë.

Prof. dr. Fatbardh Sallaku, akademik i asociuar në shkencat bujqësore.

Prof. dr. Gëzim Hoxha, akademik i asociuar në fushën e arkeologjisë.

Prof. dr. Kozeta Sevrani, akademike e asociuar në informatikë.

Prof. dr. Rrapo Ormëni, akademik i asociuar në gjeofizikë.

Prof. Stefan Çapaliku, akademik i asociuar në fushën e studimeve letrare.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urimi: 12/07/2021 05:58

    Si nuk dregjohet ndonje emer akademiku i ri!!!! Te gjithe duken si grup qe terheq njeri-tjetrin.....Eh sa bukur,por hic e re!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?