Aksident i rëndë në Dibër, makina del nga rruga, humb jetën një person! Plagosen 3 pasagjerët, arrestohet shoferi (VIDEO)

3 Janar 2022, 12:28| Përditesimi: 3 Janar 2022, 19:06

  • Share

Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Dibër si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku automjeti tip 'Volkswagen Pasat' ka dalë nga rruga.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë teksa makina ka marrë para edhe bordurat anësore të rrugës duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

Raportohet se ka humbur jetën një person me inicialet E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka arrestuar shoferi me inicialet P.H. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po hetohet për shkaqet e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?