Aksident i rëndë në Krujë, makina përplas për vdekje rojen e një biznesi privat, trupi goditet më pas edhe nga disa mjete të tjera

18 Janar 2022, 18:39| Përditesimi: 18 Janar 2022, 21:13

  • Share

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë-Krujë, ku një automjet ka goditur një këmbësor, që dyshohet se ishte roje në një biznes privat.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa pas përplasjes, trupi është goditur edhe nga automjetet e tjera në rrugë, që nuk e kanë e parë.

Nuk dihen ende të tjera detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa shoferi i automjetit që e goditi fillimisht, u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?