Kronikë

Aksident në Vorë, përplasen 2 makina, shoferi përfundon në spital (FOTO+VIDEO)

13 Maj 2021, 18:37| Përditesimi: 13 Maj 2021, 18:49

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në Vorë, ku janë përplasur 2 makina pasi njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga shqiptarja.com shoferi i njërës makinë shihet i shtrirë në tokë dhe i gjakosur. A. H., 40 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?