VIDEO/ Aksident i rëndë në Mat, makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, humb jetën shoferi

10 Janar 2022, 08:54| Përditesimi: 10 Janar 2022, 11:57

  • Share

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Mat, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë, Cërujë, ku Petrit Meça rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nuk dihen të tjera detaje për aksidentin, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ora 11:56
VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Mat ku humbi jetën 60-vjeçari, makina e shkatërruar në fund të greminës qindra metra të thellë

Report Tv ka siguruar pamje të aksidentit të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Mat, ku humbi jetën 60-vjeçari Petrit Meça. Sikurse mund të shihet edhe nga video, automjeti me të cilin po udhëtonte 60-vjeçari ka përfunduar disa qindra metra në greminë, duke u shkatërruar tërësisht. Si pasojë e përplasjes së fortë, Meça ndërroi jetë në vendngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?