SHKODËR- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë. 3 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e mjeteve si 3 pasagjere në këto automjete. Nga autoritetet bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel' Ildi Gjeka 30 vjeç është në gjendje të rëndë.
Të dëmtuar nga përplasja janë drejtuesi i mjetit Opel Ildi Gjeka dhe Dashurie Gjeka pasagjere. I plagosur ka mbetur malazezi Pavel Galiçenka dhe Olga Galiçenka, drejtuesi dhe pasagjerja në mjetin tip 'Toyota'. Të lënduar gjithashtu kanë qenë edhe Albin Veli Beqiri dhe Agnesa Jetullah Hyseni, drejtuesi dhe pasagjerja në mjetin tip BMW të cilët ishin nga Kosova.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
O shoku Jem po kaq kafshe me Ken keta njerez qe sdin me ec me makine.
Përgjigju