Kronikë

Pas Foltores, aksident masiv në Milot-Mamurras, përfshihet edhe makina e eskortës së Berishës! Truproja: Shkak një Mercedes i bardhë që ecte me shpejtësi kundravajtje! 2 të lënduar(VIDEO)

26 Nëntor 2021, 20:40| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 22:46

  • Share

LEZHË- Një makinë e eskortës së Sali Berishës është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Milot -Mamurras, teksa ktheheshin nga 'Foltorja'.

Report Tv sjell detaje nga aksidenti ku mësohet se një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina ku udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavarësisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmangë aksidentin.  Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka deklaruar se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje", ka treuar ai.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 persona, banues në Kosovë

"Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Ora 22:36
U përfshi në aksident pasi po ktheheshin nga 'Foltorja' në Kurbin, vjen reagimi i truprojës së Berishës

1637959090_Screenshot2.jpg

Ervis Tusha, truproja i Sali Berishës ka dhënë detaje lidhur me aksidentit e ndodhur në aktin Milot-Mamurras. Ai  është shprehur se shkak është bërë një makinë me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Fale aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të forte për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostrade në korsin  e gabuar. Falë Zotit të gjithë jemi në gjendje të mire shëndetësore, përfshirë doktor Berisha. Ervis Tusha", shkruan ai. 

Ora 21:37
Del VIDEO/ Ja makina e eskortës së Sali Berishës që u përfshi në aksident, dëme të mëdha në pjesën e përparme

Makina e eskortës së Sali Berishës është përfshirë në aksident, teksa Report Tv ka siguruar foto nga makina e dëmtuar. Siç shihet nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë marrë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të mjetit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/11/2021 14:29

    O tani loqe thar un Rexhepi kam qen kampjon apsolut në mundje e jam nënshtetas Gjerman e mar 3.000 euro rog në muaj kurse ti 100 euro në musj. E dyta mos u mer me të vdekurit se kjo tregon fytyrën tënde se kush je. Un smallkova njeri ti the tju mari ditët wc salhe. E un të thash ti mari tya se ti mallkove një üopull të tër. Un se kam dashur kur largëqoftin wc salhe e shumica e popullit Shwiptar jsn si mua intelektual e kan 13 vjet që se votojn malokun komonist. Ata që e votojn jan njerëz si ty pa shtyll kurizore. Prandaj mos mallko njerzit e mos i mer me të vdekurit o njeri i zi. Ti po je burr më dil përbsll si burr. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • tani 2: 27/11/2021 10:04

    ne pergjigje te bole lekes dhe anit: po a po deklaron ai se do jete ne politike deri 95 vjec nga do i marri ditet per te jetuar si mbret nga populli jone debil, i pabese injorant dhe bythlepires. dmth nga une e nga ju. keshtu mbylleni gojen e mbajeni kalapic mbi shpine he te keqen... futjani edhe ndonje sufllaqe pa qepe kur te keni mundesine

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/11/2021 09:00

    O doktor mortja Zoti po të paralajmëron o wc Shqipris. E sa për ty o tani salheu mart nga ditët e tua e të familjes tënde. Amen.

    Përgjigju
  • NARDI: 27/11/2021 08:41

    EEE po ju keni makian 100 mij euro nuk ju gjen gje ju jo....po populli shkrete qe ka makina 2000 euro e qe rrezikon perdite.....zoti jua cofte ke kalamajt e juaj o politikane hajduta

    Përgjigju
  • Cubel breca: 27/11/2021 07:47

    Do zoti edhe ta niste tek vendi qe shkon me kater veta. Po se gjen gje gjen e keqe,osesic thot populli sbie rrufeja ne hale.

    Përgjigju
  • Ani: 26/11/2021 23:28

    Tani i marret nga ditet tuaja Berisha e jo nga populli.

    Përgjigju
  • Frroku: 26/11/2021 22:53

    Kishim ra qetsi po te kish mare para makinen e non grada…

    Përgjigju
  • dren: 26/11/2021 22:52

    Nuk bie rrufeja ne hale se po te binte do shpetonte ky popull nga komunisti i fundit....

    Përgjigju
  • tani: 26/11/2021 22:44

    rroft sali berisha, marrrte na ditet e juja o popull debil

    Përgjigju
    • Cubi: 27/11/2021 07:50

      Shkoj pas ti debil e ske fytyr te ofendosh popullin,bile mbaje edhe ne shtepi matufin.

  • Likia: 26/11/2021 21:53

    "Nuk ka mundësi,aksidentin e ka inskenuar Rama."

    Përgjigju
  • Aaaa: 26/11/2021 21:42

    Inskenim.....

    Përgjigju
  • Xhixhi: 26/11/2021 21:14

    Nuk bie rrufeja ne hale

    Përgjigju
    • O tej: 26/11/2021 22:19

      Medemek Berisha eshte hale gomerrsh?

  • Boli: 26/11/2021 21:14

    Gjene e keqe nuk kap rrufeja, kap fakirat per buken e gojes…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?