Aksident me pasoja në Torino, i përfshirë 'ylli' i Juventusit

4 Shkurt 2019, 15:36| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 15:40

  • Share

Futbollisti i Juventusit, Dauglas Costa, ka pësuar një aksident paraditen e sotme në rrugët e Torinos. Në autostradën A-44 në komunën Santhia, braziliani është përplasur me një ‘fiat-punto’.

Fatmirësisht 28-vjeçari nuk është lënduar nga aksidenti, por makina e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Ndërkohë ndryshe nga braziliani, 47-vjeçari I cili po drejtonte makinën “Fiat-Punto” është dërguar në spital pasi gjendja e tij paraqitet serioze.

Mediat në Itali shkruajnë se po punohet për shkaqet e aksidentit. Gjithsesi ajo që është e sigurt është se Costa nuk po kalon aspak një moment të mirë këtë sezon. Futbollisti ka patur shumë ulje ngritje, ka bërë veprime të pajustifikueshme dhe aktualisht është i dëmtuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?