Foto ilustruese

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot, humb jetën këmbësori, shoqërohet drejtuesi

5 Dhjetor 2021, 08:50| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 08:53

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas policisë ka humbur jetën E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?