Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, 2 të plagosur

3 Tetor, 14:55| Përditesimi: 3 Tetor, 15:05

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Një 48-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:15.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 13:15, në aksin "Korçë-Pogradec", shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.    

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?