Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, 'Benz'-i përplas motorin, plagoset rëndë 47-vjeçari! Dërgohet me urgjencë te Trauma

18 Janar 2022, 19:00| Përditesimi: 18 Janar 2022, 19:04

  • Share

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Mikel Marashi, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në  Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi Gocaj, ku një 'Benz' ka përplasur një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Mikel Marashi. Ai u dërgua drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.  

Policia ndodhi ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?