Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni përplas drejtuesin e motorit

9 Prill 2021, 12:53| Përditesimi: 9 Prill 2021, 13:13

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia njofton se në afërsi të një karburanti mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?