Kronikë

Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë makina del nga rruga! Plagosen shoferi dhe dy pasagjerët (VIDEO)

9 Maj 2021, 09:36| Përditesimi: 9 Maj 2021, 10:44

  • Share

Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, ku ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina e aksidentuar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?