Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni del nga rruga dhe shemb mbikalimin e këmbësorëve! Plagoset pasagjeri

22 Shtator 2022, 07:54| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 09:40

  • Share

DURRËS- Shembet mbikalimi i këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak është bërë përplasja e një kamioni me të, por edhe amortizimi i strukturës metalike që ngrihej mbi autostradën në Sukth.

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëme në automjete të tjera. 

Shembja e mbikalimit ka lënë një pjesë të banorëve të izoluar, të cilët për të kaluar në anën tjetër të rrugës, kalojnë bordurën duke rrezikuar jetën.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht  qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 09:38
Shembet mbikalimi në Sukth, banorët rrezikojnë jetën dhe kalojnë në autostradë: Ça të bëjmë të fluturojmë

 

Mbikalimi i këmbësorë në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit është shembur, për shkak se një kamion u përplas me të. Por shembja e mbikalimit lë një pjesë të banorëve të izoluar. Një prej tyre, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Report Tv, kalon autostradën duke rrezikuar jetën, teksa kapërcen bordurën për t’u hedhur në anën tjetër të rrugës.

‘Te fluturoj unë, ku do shkojnë. Si do ja bëjmë tani, ne jemi të detyruar që të hipim në mbikalim. Nuk jam më makinë. Kalojmë çdo ditë. Janë gratë, gocat që kalojnë këtu. Qeveria e di.’- u shpreh ai për Report Tv.

‘Dje përdorej. Ditë për ditë këtu kalojmë ne!’- tha një tjetër.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/09/2022 11:09

    O vend vk ne gjithe boten behen nenkalime ketu cdo gje ne krahe te kundert

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?