Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në "Rotondon e Moravës". Një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes, mjeti është shkatërruar në pjesën e përparme.
Pas përplasjes, mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet dhe kush ka qenë në drejtimin e tij.
Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura. Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se, dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja. Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti,ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.
Braktisja e mjetit shpjegohet me dy arsye:1-E kane pasur te vjedhur.2-Nese e kane te vetin,e kane braktisur nga budallalleku.Te trembur nga aksidenti dhe pasojat,kujtojne se duke ia mbathur e braktisur mjetin,do te shpetojne nga pergjegjesia.Harruan targat,sashine e serine e makines dhe vete makinen,per te mos thene te tjerat.Ky eshte humori i te shtunes.
Përgjigju