Aksident në Dimal, 4 të plagosur rëndë! Dy makinat shkatërrohen plotësisht, njëra përfundon në kanal (VIDEO)

20 Janar 2022, 10:35| Përditesimi: 20 Janar 2022, 10:49

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në hyrje të Dimalit. Dy mjete, njëra Autoshkollë dhe tjetra Fuoristradë Benz ML, janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke u rrokullisur disa here në asfaltin e rrugës, ndërkohë që mjeti tip ML ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë instruktori dhe kursanti që ndodheshin në mjetin Autoshkollë dhe shoferi e pasagjerja që ndodheshin në mjetin tip fuoristradë ML.Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta. Mjekët e Spitalit Rajonal Berat pohojnë se gjendja e dy prej tyre është e rëndë dhe mendohet ti nisin drejt Spitalit të Traumës, për një mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë. Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se mjetet ishin duke udhëtuar të dyja në drejtim të Dimalit dhe ka qënë pikërisht mjeti tip Fuoristradë ML që duke udhëtuar me shpjejtësi skëterrë ka goditur nga prapa Autoshkollën, e ka marrë zvarrë disa metra dhe në pas e ka nxjerrë nga rruga, duke përfunduar vetë në kanal.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?