Foto ilustruese

Aksident në Elbasan, 28-vjeçari përplas këmbësoren

9 Janar 2022, 18:26| Përditesimi: 9 Janar 2022, 18:27

  • Share

Një aksident ka ndodhur në lagjen Luigj Gurakuqi në Elbasan ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Policia njofton se shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Toyota" ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?