Kronikë

Aksident në Elbasan, makina përplaset me motorin, dy të plagosur (VIDEO)

16 Tetor 2021, 16:39| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 16:50

  • Share

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qendër të Elbasanit, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku motori shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa ka mbërritur dhe ambulanca. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?