Kronikë

Aksident në Fier, 25-vjeçari përplas drejtuesin e motorit, një i plagosur! Shoqërohet në polici shoferi i makinës

13 Tetor, 21:04| Përditesimi: 13 Tetor, 21:24

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Mbrostar Ura", në Fier. 25-vjeçari E.S, duke drejtues automjetin automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

'Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur "Mbrostar Ura" shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?