Kronikë

Aksident në Fier, makina autoshkollës përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë (VIDEO)

5 Qershor 2021, 09:36| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 10:19

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kallm në Fier.

Policia njofton se shtetasi V.N, 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ autoshkollë është përplasur me një motor, tip “Xiang”.

Për pasojë është plagosur drejtuesja e motomjetit shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm dhe nëna e saj pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe.

Nën e bijë ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1622880035_Sequence03.00000306.Still011.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?