7 persona mes të cilëve dhe 2 fëmijë mbeten te plagosur në dy aksidente të ndodhura pasditen e kësaj të shtune në Lezhë dhe Kurbin. Sipas të dhënave në Ishull Shëngjin, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi M+", shtetasja M.P., duke drejtuar automjetin e saj tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe rënë në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë, janë lënduar vetë drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët në mjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pak minuta më vonë në Fushë Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrugës Kombit", shtetasit M.V. dhe G.M., duke drejtuar automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident automobilistik ku janë përplasur dy mjetet me njëra tjetrën.
Për pasojë, janë lënduar pasagjerët e mjetit të drejtuar nga M.V., shtetasja A.V. me dy fëmijë të mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për të dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të tyre.
Ku i ke makinat inteligjente qe i propagandove me aq buje z. Cuci dhe ti zonja Balluku?
Përgjigju