Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Gjirokastër, autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga, plagoset pasagjerja

26 Tetor 2021, 07:20| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 07:22

  • Share

Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Gjirokastër si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, ku autobusi i linjës Libohovë-Tiranë , me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është  dëmtuar pasagjerja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?