Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Një makinë tip "Lancia" me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.
Shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si pasoje e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish.