Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas efektivin e Policisë Rrugore (VIDEO)

4 Janar 2022, 18:30| Përditesimi: 4 Janar 2022, 19:40

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Maliq. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një punonjës të policisë rrugore.

Efektivi  i policisë me inicialet E.Ç., i cili ka qenë në shërbim në këtë aks rrugor, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

Njoftimi i Policisë
Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip "Benz", ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?