Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Kurbin, 'Benz'-i  përplaset me motorin! Plagoset 21-vjeçari, dërgohet te spitali i Traumës

29 Prill 2021, 18:01| Përditesimi: 29 Prill 2021, 18:02

  • Share

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç. Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?