Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku automjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford".
Si pasojë e përplasjes u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër, Agron Stojani 52 vjeç, por ky i fundit nuk mund t'i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, përplasja ka qenë mjaft e fortë, ku të dy automjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Agron Stojani, 52 vjeç, shofer i mjetit tip "Ford" që u përfshi në një aksident pasditen e sotme në Kurbin, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Ai humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u soll me urgjencë pas aksidentit, por nuk mund të mbijetonte.