Një aksident rrugor është shënuar në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor, i cili, sipas burimeve nga vendngjarja, po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Komente
