Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Zejmen - Tale. Aksidenti ndodhi në oret e para të së enjtes në vendin e quajtur "Ura e Prekanit".
Sipas policisë Geljdis Ndoj 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Frederik Lleshi 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi Ndue Lleshi 79 vjeç, babë e bir banues në Mirditë.
Nga aksidenti humbi jeten në spital disa ore pas ngjarjes 79-vjeçari Ndue Lleshi, ndërsa djali i tij po merr mjekim në Spitalin e Traumes në Tiranë, ngë ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Drejtuesi tjetër i mjetit që u përfshi në këtë aksident shtetasi 19-vjeçari Geljdis Ndoj u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
I moshuari 79 vjeçar Ndue Lleshi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëeve të marra nga aksidenti i rëndë i ndodhur në afërsi të urës së Prekanit në Lezhë. Ndërkohë djali i tij Frederik Lleshi po trajtohet në spitalin e Traumës për plagët e marra.
Policia ka arrestuar shoferin 19 vjeçar Geldis Ndoji i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.