Aksident me dy të plagosur në Lushnjë, dy makina përfundojnë në oborrin e një banese! Një nga shoferët largohet nga vendngjarja (VIDEO)

7 Janar 2022, 19:28| Përditesimi: 7 Janar 2022, 21:25

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në unazën e qytetit të Lushnjës tek kryqëzimi i fabrikës së miellit.

Dy mjete që udhëtonin me shpejtësi paralel në rrugën kryesore janë përplasur njëra me tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese.

Për pasojë kanë dëmtuar edhe murin rrethues të banesës që ka zbutur edhe përplasjen e mjeteve. Report Tv mëson se mjeti me targa të huaja ‘SG100Y’ ka goditur dhe marrë përpara mjetin tip ‘BENZ’ me targa ‘AA250OC’.

Dy personat e plagosur në të njëjtin automjet raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën teksa po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Ndërsa drejtuesi tjetër është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin në oborrin e banesës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po kërkon drejtuesin e mjetit nëpërmjet postblloqeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?