Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin

12 Maj 2021, 12:25| Përditesimi: 12 Maj 2021, 12:41

  • Share

Një automjet ka përplasur një këmbësor në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. I plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur, 4 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

‘Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në  rrugën "Don Bosko", mjeti me drejtues shtetasin L. H.,  ka aksidentuar fëmijën  e mitur me iniciale A. S  4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?