U shkëput nga nëna për të hipur në furgonin e shkollës, 8-vjeçarin e përplas makina në rrugën e Kombit! Mbikalimi ishte i dëmtuar

31 Maj 2022, 08:14| Përditesimi: 31 Maj 2022, 11:31

  • Share

Një fëmijë 8 vjeç mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një automjet në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martës në segmentin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fang të Mirditës. 8 vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Mirditës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit shtetasin me iniciale P.Gj si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit. Në momentin e ngjarjes i mituri ishte i shoqëruar nga e ëma dhe dy motrat.

8-vjeçari është shkëputur nga nëna e tij, për të hipur në furgonin me të cilin shkonte në shkollë, e për pasojë është përplasur nga makina. Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit  që ndodhet në këtë zonë, por që është i dëmtuar dhe nuk përdoret nga kalimtaret. Ndërkohë gjatë gjithë paradites të së martës në superstradën Lezhë-Milot dhe rrugën e Shëngjinit u krijua trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje. Shkak për këtë situate u bë bllokimi i rrugës hyrëse të Shëngjinit nga një trajler i cili pësoi defekt.

Për të lehtësuar sadopak lëvizjen dhe orientuar drejtuesit e automjeteve janë u vendosen efektiv te policisë rrugore në disa pika, ndërsa largimi trajlerit nga rruga u bë në orët e drekës.

Komento

Komente

  • Iris: 01/06/2022 01:52

    Shkollat duhet te pajisen te tera,pa perjashtim me autobuze te verdhe qe jane kastile per shkollat dhe vine me madhesi te ndryshme dhe jane te pajisura me /flashing lights/ dhe me shkop/trar me sinjalin /STOP/ qe i ndalon ne vend te gjitha makinat nga te gjitha anet e trafikut.Nuk mund te tranportohen femijet me furgone te rendomte,pa asnje lloj ndalese per trafikun dhe femijet te behen viktima te aksidenteve te tilla te panevojshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?