Lezhe - Dy persona kanë mbetur të plagosur njëri prej të cileve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së tre automjeteve ne superstraden Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 të së martës (21 nentor 2023) në afersi te fshatit Gjader, ndërsa të plagosur mbeten drejtuesit e dy prej mjeteve Shkelqim Elezi dhe Hajri Kalaj.
Përshkak te dëmtive të shunta qe kishte pësuar mjeti, Hajri Kalaj mbeti i bllokuar në makinë për rreth 2 orë. Për nxjerrjen e tij u angazhuan zjarrfikësit dhe policia të cilët prenë disa pjesë te makinës me gur fresibël ndërsa mundoheshin ti jepnin dhe ndihmën e shpejtë.
Nga videot e siguruara nga Report Tv duket që një person mban serumin ndërsa një tjetër me gur fresibël po përpiqet të presë pjesët e makinë. Shoferi i cili u dërgua me urgjencë në spital ndodhet në gjendje të rëndë për jeten, ndërsa personi i tjetër që mbeti i plagosur ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Dy persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër.
Njëri nga të plagosurit Hajri Kalaj është punonjës i bashkisë Lezhë. Përplasja ka qenë e fortë dhe Kalaj ka mbetur i bllokuar në makinë.
E ndërsa po punohet për nxjerrjen e tij nga makina po i jepet dhe ndihma mjekësore në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të shumta.