Foto ilustruese

Aksident në Sarandë/ Motori përplaset me një lopë, humb drejtimin dhe goditet nga makina, 2 të plagosur

26 Dhjetor 2023, 10:09| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

Një aksident është shënuar mbrëmjen e ssë dielës, 25 dhjetor. Motori me targa AP538 që drejtohej nga shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç u përplas me një lopë dhe më pas humbi drejtimin.

Menjëherë pas kësaj motori u godit nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor dhe për pasojë u plagos drejtuesi I mjetit dhe pasagjeri, Kristi Leka.

34 vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?