Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Vlorë, 'Benz'-i përplaset me 'Audi'-n, plagosen dy shoferët dhe pasagjerja

26 Nëntor 2021, 15:29| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 15:39

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, ku u përplasën një automjet tip "Audi" me drejtues G.Ll., 27 vjeç, dhe një automjet tip "Benz" me drejtues K.J., 59 vjeç.

Për pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja e cila ndodhej në mjetin tip ‘Benz’. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 26.11.2021,  në vendin e quajtur  Jonufer-Vlorë, një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip "Benz",  të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe  ndodhen   jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?