Kronikë

Aksident në Vlorë, përplasen nga makina dy nxënëse shkolle (VIDEO)

4 Qershor 2021, 12:17| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 13:16

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy nxënëse shkolle kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit të Vlorës.

Fëmijët e dëmtuar në aksident raportohen rreth moshës 14 vjeç. Po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

'Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë  një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.

1622803884_1622803844vlore.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?