VIDEO/ Aksident rrugor te kryqëzimi i RTSH-së, makina kalon semaforin me të kuqe dhe përfundon në trotuar, shkatërron kangjellat dhe përplaset me pemën

29 Dhjetor 2021, 12:19| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 17:12

  • Share

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë tek kryqëzimi i RTSH-së dhe shkak është bërë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga shoferë të papërgjegjshëm.

Report Tv sjell pamjet, ku shihet se makina ka marrë dëmtime të mëdha. Policia njofton se makina me drejtues E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me një makinë tjetër, për pasojë ka përfunduar në trotuar, duke shkatërruar kangjellat e duke u përplasur me pemën. Kjo i ka kushtuar E.B., një gjobë  21.000 lekë për “Mosrespektim të sinjalizimit rrugor”.

Aksidenti u shënua në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe përfundoi fatmirësisht me vetëm me dëme materiale. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?