Aksidentoi për vdekje 83-vjeçarin dhe më pas e hodhi në kanal për të fshehur ngjarjen, arrestohet pas 10 ditësh 48-vjeçari në Elbasan

22 Janar 2022, 09:20| Përditesimi: 22 Janar 2022, 09:40

  • Share

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Elbasan, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar të identifikuar si Alush Shinkolla.

Ngjarja u regjistrua 10 ditë më parë në aksin Thane–Elbasan, ku 48-vjeçari Avni Hysa, pasi e përplasi për vdekje të moshuarin, e hodhi në kanal në mënyrë për të fshehur ngjarjen dhe më pas u largua.

 Megjithatë, pas 10 ditësh, policia bëri të mundur identifikimin e tij, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti i tij tip 'Audi',

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?