VIDEO/ Aksioni kundër lojërave të fatit, 116 të arrestuar në gjithë vendin, 89 në hetim! Sekuestrohen mijëra para, drogë, municion luftarak

7 Dhjetor 2023, 09:21| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 17:19

  • Share

TIRANË- 253 skuta të errëta ku viheshin baste sportive në paligjshmëri u goditën nga policia në disa qytete të Shqipërisë. Në një operacion me angazhimin e dhjetëra forcave të policisë, u arrestuan 116 persona të cilët u kapën në flagrancë në ambiente lokalesh, duke luajtur bilardo, në ekrane shfaqen ndeshjet e të gjithë vënë baste sportive online në vlera të konsiderueshme...Teksa shpresojnë të fitojnë, në fakt përfunduan në pranga.

89 persona po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” të ndarë në 2 faza.

"Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor. U kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.", tha drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku. 

U sekuestruan qindra materiale, përfshirë edhe armë dhe mjete të jashtëligjshme bixhozi. 4 tavolina për lojën Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njësi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Referuar formularit të vetëdeklarimit të policive për aplikacioniet SkyEcc dhe Encrochas, Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga radhët e uniformave blu.

Procesi i vetëpastrimit mbetet prioritet. Pavarësisht shkrimeve në media, për dorëheqje nga punonjës të policisë, nuk ka të tilla. Qoftë dhe një e vetme të jetë, drejtori nuk rezervohet për vendimin për përjashtimin, jemi në bashkëpunim me SPAK, por hetimet vazhdojnë.

Pyetur gjatë konferencës për mediat nëse policia do të shtojë masat e sigurisë për duke u nisur nga konflikti që po merr jetë mes dy fiseve në Lezhë Nikulaj-Lekstajt, drejtori I Policisë së Shtetit, u përgjigj:

“Askush nuk ka të drejtë që në raste të tilla të bëjë aludime që Policia pret të numërojë viktimat. Ne punojmë për zbardhjen e ngjarjeve dhe parandalimin e tyre.", tha Rrumbullaku. 

Ora 17:12
Operacioni kundër lojërave të fatit, 13 të arrestuar në Durrës

1701965743_55555555.JPG

13 persona janë arrestuar në Durrës gjatë operacionit kundër lojërave të fatit.

“Në qarkun Durrës, në kuadër të 2 fazave të megaoperacionit kundër lojërave të fatit, janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 16 shtetas, konkretisht:             Të arrestuar: A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç, D. Sh., 30 vjeç, E. H., 32 vjeç, E. Ç., 32 vjeç, T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, F. Sh., 26 vjeç, Xh. C., 68 vjeç, Sh. J., 55 vjeç, I. D., 24 vjeç, E. O., 24 vjeç dhe R. M., 28 vjeç. 

Të proceduar në gjendje të lirë: A. Xh., 28 vjeç, E. K., 40 vjeç dhe M. H., 35 vjeç”, njofton policia.

Janë sekuestruar 16 celularë.

Ora 12:33
Video e operacionit të bastisjes në Tiranë, u kontrolluan mbi 1 mijë lokale, 116 persona u arrestuan

 

Publikohen pamjet e operacionit të bastisjeve nëpër lagjet e Tiranës kundër lojrave të fatit. Ministria e Brendshme informon se gjatë operacionit të marrë mbrëmë janë 116 persona të arrestuar, 94 të proceduar si dhe janë kontrolluar 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë  në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

 

Ora 11:44
Aksioni kundër lojërave të fatit, 116 të arrestuar në gjithë vendin, 89 në hetim! Sekuestrohen para, drogë, municion luftarak, tavolina pokeri

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp dha rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle kundër lojërave të fatit. Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Policia e Shtetit, kohët e fundit, ka intensifikuar punën për goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik. Në vijim të megaoperacioneve, bazuar në inteligjencën policore dhe në denoncimet e qytetarëve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të rasteve të përshtatjes së lokaleve për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, në të gjithë vendin, ka vijuar megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

Gjatë 2 fazave të këtij operacioni, u kontrolluan 1078 lokale dhe ambiente të tjera, në të cilat dyshohej se organizoheshin lojëra fati, nga të cilat në 253 u konstatuan paligjshmëri në këtë fushë, dhe gjithashtu u kontrolluan 1895 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u goditën 181 raste, për të cilat u proceduan penalisht 210 shtetas, nga të cilët: 116 shtetas u arrestuan në flagrancë, 89 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë. Vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar 102 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 68 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan: 4 tavolina për lojen Poker, me valixhe me çipsa dhe me letra bixhozi, 184 celularë, 25 njesi kompjuterike, zara, 174 000 lekë, 20 434 euro dhe 11 360 paund që i shërbenin lojërave të fatit, si dhe sasi cannabisi, municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 automjet.

Në bashkëpunim me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, dhe të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Megaoperacionet dhe operacionet e njëpasnjëshme, të zhvilluara së fundi, nga Policia e Shtetit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar qindra armë zjarri, lëndë narkotike (heroinë, kokainë, cannabis dhe droga sintetike) dhe municion luftarak, si dhe janë goditur tentativa për trafikim të drogave dhe armëve dhe raste të kontrabandës së mallrave, përballimi me sukses i sezonit turistik, goditja intensive ndaj kultivimit të cannabis sativës, Paketa për Sigurinë në Shkolla, plani operacional “Filizat”, për kontrolle në kopshte dhe çerdhe, kanë rritur më shumë parametrat e sigurisë në vend dhe kanë përmirësuar imazhin e Policisë, te qytetarët dhe te partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, përzgjedhja e Policisë së Shtetit, në garën me 64 agjenci të tjera policore ndërkombëtare, si partneri më i mirë ndërkombëtar i homologëve britanikë, nderimi me titullin “Ekselenca 2023”, çmimet dhe vlerësimet e tjera të shumta për Policinë e Shtetit, nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë rritjen e profesionalizmit, angazhimit dhe përkushtimit të Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha, dëshmojnë se Policia e Shtetit është tashmë një partnere e besueshme dhe e barabartë me policitë e vendeve euroatlantike.

Të nderuar qytetarë, së pari, në emër të Policisë së Shtetit, dua t’ju shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe besimin tuaj, gjatë përmbushjes së detyrave tona në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Njëkohësisht, dua t’ju garantoj se Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar më tej procesin e vetëpastrimit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, me qëllim krijimin e një trupe policore me integritet të lartë moral dhe profesional, e cila do të sjellë rritje të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit dhe rrjedhimisht rezultate më të mira për parandalimin dhe goditjen e krimit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Së fundi, gjej rastin të falënderoj prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për bashkëpunimin e shkëlqyer në luftën ndaj krimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vetpastrim: 07/12/2023 16:59

    Aq shume po vetpastrohet policia saqe vetem hajdutet dhe pensjonistet kane ngelur ne polici se tjeret kane dhene doreheqjen.Beni publike perqindjen e te dorehequrve keto 3 vite ne polici nese mendoni se jeni kaq transparent sa hiqeni?!!!!Dhe keto qe kapni mire beni se fundja po ju ulin cminim e kokaines qe vete ju po e fusni ne treg se pa lidhje nga larte askush nuk ka shans te bej asgje.Boll bete show po shikoni te rregulloni vendin mos ikim nga ky vend dhe ne qe kemi ngel

    Përgjigju
  • Lushka: 07/12/2023 09:33

    Aman moj aman ato aty kan qen apo po i hapni rrugen vetem te perkedhelurve te misnistrit tao tao te bejne ndonje dore te mir meqe po kapen rivalitetet. Nejse ketu vetem cudira ka.te shpresojme qe do behet prej verteti kesaj rradhe. Sa per kokainen ju qe po i kapni po ju e fusni me vetdije. Doli situata jahst kontrollit 1 ne 2 shtepi sheisn kokaine edhe urime per qeverine e rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?