‘Djathtas 1912’, Alibeaj flet për partinë e re në Report Tv: Nuk jam ushtari i askujt, s’kishte vend për mua në PD e Berishës! ‘Mobilizim ushtarak’ për të na goditur

15 Tetor, 19:57| Përditesimi: 15 Tetor, 22:44

  • Share

‘Nuk kishte vend për mua në partinë e Berishës’. Kështu është shprehur, Enkeljed Alibeaj një prej themeluesve të Partisë ‘Djathtas 1992’, e krijuar së bashku me një grup deputetësh të djathtë që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

I ftuar në emisionin 'Frontline' në Report Tv mbrëmjen e sotme, Enkeled Alibeaj, u shpreh se ai vendosi që të krijojë një parti të re, pasi në PD nuk gjeti vlera.

 ‘Kur partinë e mori Berisha dhe grupi është i Berishës, unë kur kam qenë për njërin dhe tjetrin e kam bërë për vlera, në momentin që unë mendoj se s’ka vlera e braktisë. Kam lirinë time të zgjedhjes politike madje nga momenti që ti largohesh nuk është me e hijshme që të godasësh. Por duhet që të marrësh përsipër që të krijosh alternativën tënde dhe të mos zvarritesh për një karrige", tha ai.

Alibeaj u shpreh se nga segmente opozitare ka pasur dhe sulme politike për të goditur këtë nismë.

"Ka një mobilizim ushtarak për të goditur projektin tonë. Çudia më e madhe është që vjen nga një segment opozitar. Për ne ka një etje për të dal në debat me këdo", tha ai.

Sipas tij, numri i mbështetësve të Sali Berishës është ulur edhe këtë sipas tij, këtë e tregoi edhe protesta e 7 tetorit.

“Është një segment opozitar që ka gjetur këtë trajektore të mënyrës se si mund të bëhet politikë. Është e drejta e tyre. Në protesta që unë kam qenë, të drejtuara nga Basha kanë qenë më të mëdha se këto. Pashë që kishte një rrudhje, numër i vogël mbështetësish, atëherë ka pas më shumë mbështetje’, tha ai.

Teksa foli për krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1992’, ai tha se ka qenë nismë e një grupi deputetësh. 

“Jemi një grup individësh dhe kolegë që vendosëm që të sillnin një jetë imagjinatën e së djathtës së munguar në Shqipëri. Na ka ardhur natyrshëm si një nevojë dhe ka qenë një ndjesi e përhapur nga 90 e këtij që e djathta që asnjëherë nuk u bë dhe ngeli një ëndërr e parealizuar. E djathta ka munguar edhe para '90, ai sistem ishte kundër individit dhe pronës, këto janë vlerat kryesore të së djathtës. Ne kemi pasur në diskutime edhe emra të tjerë, po nuk kemi dashur që të aventurohemi në ide populiste ose që ngjallin emocione të momentit. Ne jemi nisur me idenë që të mos jetë një parti, por më tepër një vokacion politik", tha ai.

Ora 20:54
Aleatët e 'Djathtas 1912' Alibeaj zbulon emrat: Edhe mund të bashkohesh jashtë së vjetrës! Synojmë elektoratin gri

 

Një prej themeluesve të partisë ‘Djathtas 1992’ Enkelejd Alibeaj në 'Frontline' në Report Tv, ka treguar edhe emrat e disa prej aleatëve të partisë së re.

Ai hodhi akuza lidhur me kodin zgjedhor në Shqipëri, se sipas tij është bërë nga Berisha dhe Rama për të penguar partitë e reja. 

"Së bashku me Açkën, Agalliun, Jakupllarim Shehin, ne kemi krijuar edhe një grup parlamentar poltikë që kemi dashur të themi këtë edhe mund të bashkohesh edhe jashtë së vjetrës. Ky kod zgjedhor që është u bë nga Rama dhe Berisha për të hequr listat e hapura por për një arsye të fshehtë për t' ja bërë të pamundur partive të reja, dhe një nga arsyet që duhet ti shtyj të gjitha lëvizjet e reja nëse de ta ndjejnë të harmonizojnë forcat pa u shkruirë në diçka pa ngjyrë dhe pa emër”, tha ai.   

Ndër të tjera, Alibeaj tha se partia ‘Djathtas 1992' synon elektoratin gri.

“Kjo kultura politike pa u bërë zgjedhjet akoma dhe del kryetari i një partie dhe thotë ne do të fitojmë dhe pasi nuk fiton nuk jep as dorëheqjen, por kjo nuk është kultura jonë. Ne synojmë elektoratin gri dhe jo vetëm, do kërkojmë votën e çdo shqiptari dhe elektorati gri është i qartë për dy gjëra, që nuk voton më Ramën dhe as segmentin opozitar të Berishës. Ne s’do dalim të themi na votoni ne, hajdeni pas nesh. Kushdo që e ndjen që ky vend duhet ndryshuar mund të na bashkohet”, tha ai.

Ora 20:28
A e braktisi Salianjin? Alibeaj: Nuk braktis askënd, vendimi për të shkuar në burg ishte akt politik

Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Salianji do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit, ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'.

Lidhur me këtë vendim Alibeaj nuk pranoi që të jap një koment , ndërsa u shpreh se Salianji ka bërë një akt fisnik politik që pranoi të vuaj dënimin.

Ai hodhi poshtë zërat se ai e ka braktisur Salianjin.

‘Kam qenë edhe dëshmitar në proces për çështjen ‘Babale’, në këtë pozicion nuk më lejohet. Sepse s’dua të lëshoj mesazhe të gabuara,  Salianji ka bërë një akt fisnik politik, jo si ata të Ramës që i janë fshehur drejtësinë. Se di kush thotë që e kam braktisur, unë nuk braktis askënd, preferojë që të sakrifikohem un se sa të braktis. Por vendimi është akt politik. Ai është sakrifikuar dhe ka fituar vlera për atë gjest që bëri", tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Djdjdjdjjd: 16/10/2024 09:17

    Ndajeni mendjen 1912 apo 1992 !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?