Në 6 ditë, autoritetet kanë sekuestruar 32 ton produkte ushqimore, përfshirë qumësht, djathë dhe mish, që po tregtoheshin pa faturë tatimore. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni kundër informalitetit dhe abuzimeve me sigurinë ushqimore do të vijojë pa ndërprerje.
“Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund”, shkroi Rama, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje.
Kjo është pjesë e një aksioni të gjerë të qeverisë, të nisur prej disa ditësh, për të luftuar informalitetin në tregun ushqimor dhe për të garantuar standarde të sigurisë për konsumatorët.
Inspektorët janë në terren duke kryer kontrolle intensive në thertore, pika grumbullimi dhe dyqane ushqimore në të gjithë vendin.
Komente

Ore Mir keto Po me Ato ushqimet e skadume QE shiten me fatur e u ndrrohet etiketa ca do beets? Apo CE deshe fatura duhet Ska gje se Po na helmojn
Përgjigju