Në kuadër të edicionit te 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “Vox Baroque” të mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës, mbahet sot në orën 19.30 në Kalanë e Petrelës një koncert me pjesëmarrjen e Orkestrës së Forcave të Armatosura dhe muzikantëve Fabio Ceccarelli, Sonja Hoxhallari, Xhudi Dodaj dhe në violinë, themeluesi i Festivalit Jusuf Beshiri. Hyrja është e lirë.
Nis nga sot deri në 13 korrik Java Kulturore Malazeze. Pas paradës nga instalacioni “Reja” tek Kalaja e Tiranës ekspozohen përgjatë gjithë ditës kostume tradicionale malazeze dhe libra të përkthyer në shqip nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare.
Në Galerinë e Artit Tiranë është çelur ekspozita “Verë-23” që fton vizitorët të njihen me një pjesë të veprave të Fondit të saj.
Mbrëmjen e së martës në orën 21.00 në Torrën Veneciane në Durrës mbahet mbrëmja artistike, me poezi nga Ismail Kadare dhe interpretim të artistëve më në zë si Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Vargje të shkrimtarit vijnë të kënduara nga Vikena Kamenica dhe shoqërohen me koreografinë e Joli Eleni Gjovrekut.
Të martën në orën 21.00 në kuadër të Javëve Kulturore, Kinemaja Malazeze shfaq tek instalacioni “Reja” në Tiranë filmin kult “Përgjatë një nate” nga regjisori Nikola Vukčevic.