Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Hemingway Jazz Fest’ në edicionin e 12-të në Tiranë! Muzikë tradicionale popullore te ‘Porta e pashait’, Berat

19 Korrik, 11:23| Përditesimi: 19 Korrik, 16:28

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Hemingway Jazz Fest” vjen në edicionin e tij të 12-të në Tiranë në 20 dhe në 21 korrik në orën 20:00, ndërsa sjell për publikun artistë nga e gjithë bota. Të interesuarit mund të shijojnë muzikën jazz në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”.

2. Muzikë tradicionale popullore do të interpretohet te Porta e Pashait në Berat nga grupet folklorike të zonës në 20 deri në 22 korrik, duke filluar nga ora 20:00.

3. Një aktivitet plot adrenalinë po zhvillohet këtë të shtunë në qytetin e Memaliajt, një aktivitet që do të vijojë deri në mesnatë.  “Thunder Shqipëri” bën bashkë mbi 300 motoristë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, për të festuar ditëlindjen e grupit buzë lumit Vjosë.

4. Muzikë, energji dhe kërcim janë pjesë e Festës së Miqësisë që do të vijojë të mbahet në Berat mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën, në sheshin “Teodor Muzaka” të qytetit, çdo natë, nga ora 19:00 deri në mesnatë.

5. Java e tretë e filmave te “Open Air Cinema” te “Reja” në Tiranë do të sjellë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 shfaqjen e “Çmenduritë e Perandor Kusko”, ndërsa mbrëmjen e së dielës, në 20 korrik në orën 21:00 mund të ndiqni filmin “Djalli vishet me Prada”.

6. “Sirena e vogël” është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:00 në “Open Sky Cinema”, përballë Kalasë në Pogradec, ndërsa të dielën në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Onward”.

7. Në zemër të fshatit Polenë në Korçë, këtë të shtunë në orën 18:30 rikthehet një nga festat më të dashura të verës.  Të pranishmit mund të shijojnë lakrorin e pjekur në saç, në një atmosferë festive me muzikë, valle dhe aktivitete kulturore që nderojnë trashëgiminë tonë.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?