Kultura

Aktivitetet kulturore/ Prezantimi i librit 'Fshesarja e Republikës'! Karnavalet e Korçës’ komedi te Teatrit Kombëtar

27 Shkurt, 11:28| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:23

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Fshesarja e Republikës” është libri që prezantohet nga Anisa Markarian në Librarinë Albas mbrëmjen e kësaj të premtejë në orën 18:30.

2. “Histori shtëpish nga qyteti i kontestuar” është aktiviteti që mbahet te mjediset e grupit “Ata” në Bathore më 28 shkurt në orën 18:00. Seria e audio-videove përkrahur nga British Council, përpos publikimit në webin e nyjes, do të ketë dhe hapësirën e vet të ri-paraqitjes te qendra e grupit “Ata”.

3.“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” është ekspozita që çelet në Galerinë e Tiranës- GAT këtë të enjte, më 27 shkurt në orën 18:00. Për herë të parë në Tiranë, tre gjeneratat e fotografëve të Dinastisë Marubi vijnë në një ekspozitë të kuruar nga Kim Knoppers, duke prezantuar një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1865-1959) me mbi 150,000 xhama negativë të Muzeut Kombëtar Marubi në Shkodër.

4. A jeni gati për një pasdite të mbushur me humor, shoqëri dhe një nga rom-com-et më ikonike të të gjitha kohërave?  Këtë 28 shkurt, ora 16:30, tek ambientet e Qendrës Rinore “Atelie” në Shkodër, do të shfaqet “Hoë to Lose a Guy in 10 Days”!

5. “Nata kulturore franceze”, një mbrëmje me muzikë, kuiz, kërcime dhe shumë argëtim do të jetë ajo që do të mbahet këtë të premte më 28 shkurt në orën 18:00 në zyrat e Beyond Barriers (BBA Office) në Tiranë.

6. “Rivierë” është koncerti që sjell premierë absolute veprën e fundit të Aleksandër Lalos me orkestër simfonike, këtë të enjte, më 27 shkurt, në orën 19:00, në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik. Koncerti vjen nën dirigjimin e Gridi Krajës.

7. Si mund t’ju bëjë mençuria e Shekspirit të flisni pa drojë në publik? Kur energjia juaj ka nevojë për ripërtëritje, nuk ka largim më të bukur se bota e Teatrit. Mbrëmja e 27 shkurtit në orën 19:00 në qendrën e Artit Agimi  ju fton në një mbrëmje krijuese mbi zërin, komunikimin, ritmin, muzikën, dizajnin dhe Shekspirin.

8. “Karnavalet e Korçës” është komedia që do të shfaqet më 27 dhe 28 shkurt, në orën 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë.

9. “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet në Pallatin e Kulturës në Kavajë këtë të enjte, më 27 shkurt, në orën 18:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?