1. “SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR I SKULPTURËS NË PARK” NË KORÇË
Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Park vjen në Korçë nga 18 deri më 27 shtator. Artistë e skulptorë nga mbarë bota bashkohen për të krijuar vepra unike, duke pasuruar edhe më tej Muzeun e Hapur të Skulpturës.
2. “ZULLULANDIA” MBI MOTIVET E KONICËS TE EKSPERIMENTALI
Shfaqja “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në 18, 20 dhe 21 shtator në orën 20:00.
3. “SAGA E DINEJVE…”, EKSPOZITË DHE LIBËR I RI NGA LUAN RAMA
Një ekspozitë fotografike dhe prezantim i librit “Saga e Dinejve -Çamët që bënë histori” me autor studiuesin Luan Rama do të mbahet më 18 shtator në orën 18.00 në “Hotel Tirana” në kryeqytet.
4. “MBRO & PROMOVO – EDICIONI V”, EKSPOZITË ME FINALISTËT
Vijon të qëndrojë e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë ekspozita shëtitëse me 10 finalistët e edicionit të V të konkursit fotografik “Mbro & Promovo”. Më pas ekspozita do të udhëtojë drejt Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia, ku do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit tetor.
5. LIBRA, MUZIKË E TEATËR NË JAVËN KULTURORE TË ARABISË SAUDITE
Një sërë aktivitetesh po vijojnë të mbahen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në Javën Kulturore të Arabisë Saudite. Sot dhe nesër do të ketë diskutim për disa libra, shfaqje teatrore dhe performancë bashkëkohore, si dhe një simpozium për muzikën.
6. KOMEDIA “PLEQËRI ME KUSURE” NË TEATRIN E BYLISIT NË FIER
Komedia “Pleqëri me kusure” e autorit fierak, Odise Plaku dhe me regji të Eliona Thomaraj rikthehet me dy netë të tjera në skenën e teatrit “Bylis” në Fier në 18 dhe 19 shtator në orën 19:00.
7. “KORÇA SERENIGHTS FESTIVAL”, TRI NETË ME SERENATA E MIQËSI
Tre netë me serenata dhe miqësi do të vijnë në Korçë në “Korça Serenights Festival” në 18, 19 dhe 20 shtator.
8. “KËRKOHET NJË TENOR” NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR
Teatri “Kërkohet një tenor” do të vijë në skenën e Teatri Kombëtar pranë ArTurbinës më 18, 19, 20 e 21 shtator në orën 20:00.
9. “FUN FAIR ALBANIA”, ARGËTIM E SHFAQJE NË SHESHIN “ITALIA”
Ditë të tëra me program artistik dhe aktivitete në stenda: shfaqje, lojëra, patina, skateboard, poçeri, kinema dhe shumë më tepër do të gjeni në “Fun Fair Albania” në sheshin “Italia” në Tiranë më 19, 20 dhe 21 shtator.
Komente
