Julia Roberts

Aktorja Julia Roberts blen shtëpinë e dytë, ja pamjet e vilës pesëkatëshe (FOTO)

29 Shkurt 2020, 17:26| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 17:28

  • Share

Aktorja Julia Roberts së fundmi ka blerë një shtëpi të re për 8.3 milionë dollarë në San Francisko.

Edhe pse shtëpia e saj kryesore është në Malibu, ajo filloi të kalonte më shumë kohë në San Francisko dhe u bind që të blinte një shtëpi të dytë.

Vendosur në Uashington, shtëpia e gjelbëruar krenohet me pesë kate, pesë dhoma gjumi, 4 banja, një dhomë, një zyrë dhe një oborr i modelit spanjoll me nivele të hapura, së bashku me dy kuverta.

Sipas Daily Mail, Nga ana veriore nga shtëpia mund të shikosh pamjet e Gjirit dhe urës së Golden Gate.

Garazhdi i saj mund të mbajë dy makina, ka një një bodrum vere me mbi 1 mijë shishe dhe dhomë lavanderie.

Katër dhomat e gjumit janë të vendosura në katin e tretë, dy janë të lidhura me një banjë të plotë Jack dhe Jill me dush dhe dysheme me pllaka mermeri.

 Në katin e katërt dhe të pestë janë dhoma gjumi master dhe zyra.

Shtëpia u rendit fillimisht për 10.25 milionë dollarë verën e kaluar para se të binte në 9.65 dollarë në shtator.

Roberts gjithashtu zotëron një fermë në Malibu, pjesë e një bashkëpunimi në Neë York City.

Ajo është martuar me Daniel Moder që nga viti 2002 dhe kanë tre fëmijë, binjakët Hazel dhe Phinnaeus, 15 vjeç dhe Henry, 12 vjeç.

Aktorja Julia Roberts blen shtëpinë e dytë, ja pamjet e vilës pesëkatëshe
1/19
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?