Aktorja Julia Roberts së fundmi ka blerë një shtëpi të re për 8.3 milionë dollarë në San Francisko.
Edhe pse shtëpia e saj kryesore është në Malibu, ajo filloi të kalonte më shumë kohë në San Francisko dhe u bind që të blinte një shtëpi të dytë.
Vendosur në Uashington, shtëpia e gjelbëruar krenohet me pesë kate, pesë dhoma gjumi, 4 banja, një dhomë, një zyrë dhe një oborr i modelit spanjoll me nivele të hapura, së bashku me dy kuverta.
Sipas Daily Mail, Nga ana veriore nga shtëpia mund të shikosh pamjet e Gjirit dhe urës së Golden Gate.
Garazhdi i saj mund të mbajë dy makina, ka një një bodrum vere me mbi 1 mijë shishe dhe dhomë lavanderie.
Katër dhomat e gjumit janë të vendosura në katin e tretë, dy janë të lidhura me një banjë të plotë Jack dhe Jill me dush dhe dysheme me pllaka mermeri.
Në katin e katërt dhe të pestë janë dhoma gjumi master dhe zyra.
Shtëpia u rendit fillimisht për 10.25 milionë dollarë verën e kaluar para se të binte në 9.65 dollarë në shtator.
Roberts gjithashtu zotëron një fermë në Malibu, pjesë e një bashkëpunimi në Neë York City.
Ajo është martuar me Daniel Moder që nga viti 2002 dhe kanë tre fëmijë, binjakët Hazel dhe Phinnaeus, 15 vjeç dhe Henry, 12 vjeç.