Edi Rama

Politikë

Akuza se po sulmon SPAK dhe GJKKO, Rama: Nuk e di kush janë këta ekspertët, qëllimi im është drejtësi europiane

27 Shkurt, 20:32| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me akuzat se është duke sulmuar institucionet e drejtësisë në vend, me deklaratat e tij ndaj këtyre të fundit.

Rama ka ndarë një shkrim ku thuhet: "Ekspertët e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se sulmet e reja të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kanë si qëllim që të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi si dhe ta vendosin atë nën presion'.

Përmes një postimi në aplikacionin X, Rama shkruan se qëllimi i vetëm është drejtësia europiane.

‘Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit. Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylla: 27/02/2025 21:25

    Po Mark Frroku, ish deputeti yt do qe kandidatire perse per Drejtesi Evropiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?